Shpërthejnë rastet e Covid-19 te River Plate, do të luajë pa portier në Copa Libertadores!

Situata nga pandemia ka bërë që të shohim shpeshherë skena të çuditshme që as nuk do t’i kishim menduar 2 vjet më parë. Rasti i radhës pritet të jetë në Copa Libertadores, në ndeshjen mes River Plate dhe Independiente Santa Fe.
Skuadra argjentinase është prekur nga koronavirusi, i cili ka infektuar të tre portierët e skuadrës dhe në prag të kësaj ndeshje, e cila do të luhet më 20 maj, është rrëzuar edhe kërkesa për të përfshirë në ekip dy portierët e skuadrës së të rinjve.
Në këtë situatë, sipas mediave, trajneri Marcelo Gallardo ka mbetur vetëm me 10 futbollistë dhe pritet të vendosë në portë mesfushorin Marcelo Gallardo, i cili është i dëmtuar.
Në këtë ndeshje, vetëm 6 nga lojtarët aktualë kanë qenë pjesë e formacionit, megjithatë nuk do të jetë e lehtë edhe për skuadrën kolumbiane. Para kësaj sfide, edhe te Santa Fe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 5 lojtarë.
KOHA JONË SONDAZH

