Shpërthen Laçi: Kështu do të dalë Partizani kampion? Ne nuk jemi ekip “piktorësh”
Laçi ka shpërthyer së fundmi ndaj Partizanit, por dhe ndaj Kastriotit, të cilën e kanë cilësuar si ekip “piktorësh”. Sipas tyre ekipi krutan ka toleruar “Të Kuqtë”, ndërkohë që ndaj tyre ka luajtur fortë.
“Barazojmë 0-0 kundër Kastriotit, në transfertë, një rezultat që nuk i shkon për shtat objektivave që klubi ka. Duke parë rezultatet dhe lojërat javë pas jave në kampionat, vetvetiu lind një pyetje, deri kur disa ekipe do të fitojnë pa djersitur? Kështu do Partizani të dalë kampion?
Të mërkurën ekipin ynë do djersijë fort, për të marrë tre pikët kundër tyre. Keqardhje që luhet pa publik, për të gjithë në fushën e blertë do bëjnë maksimumin, ndryshe nga se kanë bërë disa ekipe “piktorësh” . Para Laçi!”, shkruan Laçi në rrjetet sociale.
Në të shkuarën edhe nga Vllaznia ka pasur deklarata që vinin në dyshim angazhimin e Kastriotit kundër Partizanit.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

