‘Shpërthen’ Matthaus: Ja kush është fajtori për humbjen e Bajernit

Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus e shikon gabimin e Arturo Vidalit nga pika e bardhë e penalltisë si shkaktarin e humbjes shokuese të Bajernit përballë Real Madridit.

Në një intervistë për mediat gjermane, ish-mbrojtësi nënvizoi se gafa te penalltia e Vidalit është e pafalshme.

“Vidal bëri një gabim të pafalshëm në rastin e penalltisë. Në ndeshje të një rëndësie të tillë nuk mund të gabosh në atë moment pasi gjithçka shkon keq. Nëse Bajerni do të kishte shënuar atë gol, jo vetëm do kishte fituar por do ta kishte bërë me goleadë. Ishte pikërisht ky moment i kthesës. Pas pjesës së parë Reali nisi të besonte dhe ndodhi ajo që ndodhi. Pa skartonit të kuq dhe goditjes së rëndë psikologjike është tepër e vështirë që të përballosh një skuadër si Reali i Madridit”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Bajerni i Mynihut u mposht në shtëpi 2-1 poërballë Real Madridit ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?