FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthen trajneri i Sassuolos: Nesër nuk dua të luaj kundër Milanit!

Deklaratat kundër Superligës Europiane nuk kanë fund. I fundit që i është bashkuar zërave është trajneri i Sassuolos, Roberto De Zerbi, i cili nesër do të sfidojë Milanin, pa dëshirën e tij.

“Unë nesër nuk dua të luaj sepse Milani është një nga ato skuadra që firmosën. Këtë gjë ia thashë lojtarëve dhe Presidentit të klubit. Nëse Presidenti më detyron që të luaj kundër Milanit, do të zbresim në fushë, por pa dëshirë. Ndoshta unë dhe klubi ku bëj pjesë jemi budallenj që ëndërrojmë, por kjo iniciativë është si grusht shteti..

Publikuan komunikatën në mesnatë dhe faqen e internetit e kishin bërë gati. Ishte si të vendosësh flamurin në një tokë dhe të thuash “kjo është prona ime”. Kjo nuk lejon rritjen e klubeve të vogla, është njësoj sikur djali i një punëtori të mos ketë të drejtë që të bëhet doktor apo avokat. Jam shumë i nevrikosur. Këto klube nuk menaxhuan dot financat e tyre, u zhytën në borxhe dhe tani duan që të paguajnë të vegjlit kursimtarë dhe futbollistët që ëndërrojnë të luajnë në Champions. Është diçka e trishtë dhe e shëmtuar që mund të shkatërrojë sportin që dashuroj”, tha trajneri i Sassuolos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?