Shpërtheu ndaj arbitrit pas ndeshjes, Besnik Hasi dënohet në Turqi

Amedspor po përjeton një nisje të jashtëzakonshme të sezonit në kampionatin turk. Pas gjashtë javësh, skuadra e drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi renditet në krye të tabelës, duke u kthyer në surprizën e madhe të kampionatit.

Amedspor ka grumbulluar 13 pikë, po aq sa Galatasaray, duke lënë pas disa prej skuadrave më të njohura të futbollit turk. Një meritë e rëndësishme për këtë ecuri i atribuohet trajnerit shqiptar, i cili ka arritur të ndërtojë një skuadër konkurruese që në javët e para të sezonit.

Megjithatë, Hasi nuk do të jetë në stol në ndeshjen e ardhshme. Komisioni disiplinor në Turqi e ka dënuar trajnerin shqiptar me një ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 100 mijë lirash turke, rreth 1800 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak për vendimin është bërë sjellja e tij ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes së fundit, ku Amedspor triumfoi ndaj Besiktasit. Hasi reagoi ashpër ndaj arbitrimit dhe për këtë arsye është ndëshkuar nga organet disiplinore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu, trajneri shqiptar do të mungojë në sfidën e radhës ndaj Gençlerbirligit, e cila do të zhvillohet pas përfundimit të pushimit të kombëtareve.

Vendimi nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Amedspor, me klubin që gjithashtu është ndëshkuar me një gjobë. Pavarësisht këtij zhvillimi, skuadra vazhdon të mbajë kreun e renditjes dhe synon të ruajë ritmin edhe në javët e ardhshme.

Me 13 pikë pas gjashtë ndeshjesh, Amedspor dhe Besnik Hasi janë kthyer në një prej historive më të veçanta të startit të këtij sezoni në futbollin turk. Tani, sfida e radhës do të jetë ajo ndaj Gençlerbirligit, ku Hasi do të duhet ta ndjekë skuadrën nga tribuna.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?