Shpërthimet në Dortmund, Prokuroria zbardh të vërtetën
Pas shpërthimeve në Dortmund, policia gjermane ka arrestuar një iraken i cili dyshohet se është anëtar i grupit militant Shteti Islamik të ISIS-it.
Megjithatë prokurorët kanë nxjerrë detaje të tjera të rëndësishme pasi “deri tani, hetimet nuk kanë dhënë prova se i dyshuari ka marrë pjesë në sulmin në Dortmund”, më 11 prill.
Prokurorët gjerman i kërkuan gjykatës ta mbajnë në paraburgim shtetasin e arestuar.
Prokurorët thanë se personi irakian dyshohet se i është bashkuar një dege të Shtetit Islamik në Irak më 2014 dhe se ka udhëhequr një njësi prej rreth dhjetë luftëtarësh.
Nga shpërthimet ka mbetur i lënduar vetëm një lojtar i Dortmundit i cili i është nënshtruar një operacioni
KOHA JONË SONDAZH

