Sonte ndeshja Shqipëri-Izrael, ndizet Tirana nga tifozat kuq e zi. Me këngë e valle sfidojnë shiun (VIDEO)
Atmosfera në prag të ndeshjes Shqipëri-Izrael për Ligën e Kombeve, pavarësisht shiut, duket entuziaste. Fansat e grupimit Kuq e Zi janë mbledhur fillimisht pranë Pedonales teksa po konsumojnë disa birra e këndonin e më pas janë drejtuar stadiumit “Air Albania”.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, të filmuara nga gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika, tifozat kuqezi sfidojnë shiun dhe po dhurojnë këtë atmosferë të jashtëzakonshme përpara sfidës me Izraelin këtë mbrëmje.
Nga ana tjetër, Shqipëria vjen një barazim në Islandë 1-1 dhe sonte shpreson për një fitore ndaj ekipit të Izraelit. Ndeshja fillon në ora 20.45.
Por po sonte luhen edhe dy ndeshje të rëndësishme, Austri-Francë dhe Danimarkë-Kroaci.
Faqja e Youtube “Albert Videomaker” ka kapur një moment fantastik, teksa tifozët e kanë ndezur atmosferën për pak minuta me këngë dhe valle. Të shpresojmë që shiu do të pushojë dhe gjithçka do të shkojë mirë për kuqezinjtë tanë. /R.Lika-Koha Jonë/