Shqipëria barazon në 45 minutat e para ndaj Jordanisë me një autogol

Pjesa e parë e miqësores mes Shqipërisë dhe Jordanisë është mbyllur në barazim 1-1, pas një 45-minutëshi me raste dhe ritëm të mirë nga të dyja skuadrat.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 27-të, kur pas një krosimi në zonë, topi nuk u largua siç duhet nga mbrojtja kuqezi dhe Al-Rashdan shfrytëzoi rastin për të goditur me kokë dhe për të dërguar topin në rrjetë.

Reagimi i skuadrës së Sylvinhos erdhi në minutën e 40-të, kur pas një aksioni të bukur të Bajramit në zonë, tentativa për të shërbyer për Dakun përfundoi në autogol nga mbrojtësi Mo Abualnadi, që e çoi topin në portën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?