Shqipëria gati për sfidën ndaj italianëve

Skuadra mbërriti dje në Milano pas një qëndrimi rraskapitës prej 9 orësh në aeroportin e Rennes, ndërsa kreu edhe një seance stërvitore pa ngarkesa të mëdha.

Tekniku italian akoma nuk e ke vendosur se çfarë emrash do të hedhë në fushën e lojës nesër në ‘Luigi Ferraris’, por të gjitha gjasat janë që mos të ketë ndryshime në 11-en titullare. Mungesa e Taulant Xhakës bëri që Memushaj të aktivizohej nga minuta e parë në Francë duke dhuruar edhe një performancë mjaft të mirë, dhe me shumë mundësi do të jetë sërish vlonjati që do të luaj në pozicionin e Xhakës, duke qënë se ky i fundit vazhdon të mos jetë i disponueshëm, ndërsa së bashku me të në mesfushë do të luajnë të përhershmit Kukeli dhe Abrashi. Balotazh mund të ketë në lidhje me lojtarin i cili do të mbulojë krahun e djathtë të mesfushës ku Lila për momentin duket më i favorizuar se Roshi. Përsa i përket repartit të avancuar tekniku 58 vjeçar mund ti besoj sërish Cikalleshit, ndërkohë që skema taktike është e superkonfirmuar , pra 4-5-1.

Duket se skuadra jonë përfaqësuese e ka gjetur fizionominë e saj dhe do të tentoj që edhe kundër një emri të madh të futbollit botëror mos të tregohet aspak inferiore në fushën e lojës ashtu si bëri të premten në mbrëmje ndaj Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?