Shqipëria i shënon gol Francës
Kuqezinjtë nuk i tremb aspak emri i madh i kundërshtarit duke zbritur me kundërsulme të shpejta nga krahët. Në të 14’ Lenjani përfiton nga një gabim i Jallet dhe godet nga larg duke u munduar të befasoje Lloris, por topi përfundon jashtë.
3 minuta më pas kuqezinjtë kanë një tjetër rast të mirë për shënim , Agolli kroson në zonë pas një goditjeje dënimi dhe Mavraj krejtësisht i lirë godet fort, por topi përfundon ngjitur me tranversën.
Ndërkohë që Franca mundohet që të përgjigjet me disa raste për shënim, duke tentuar me Valbuenën, Benzemanë dhe Pogba, por Berisha ka qenë në kohën dhe vendin e duhur duke neutralizuar gjithçka. Në të 29’ vendasit zbresin me një kundërsulm të shpejtë me Valbuenën duke hedhur një top në zonë, por Agolli shpëton portën duke larguar rrezikun
NDESHJA
Një miqësore luksi, në një ditë kur rivalët e tjerë të grupit tonë kualifikues luajnë ndeshje zyrtare. Pas “tërmetit” në Beograd, më 14 tetor, kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi rikthehen të luajnë të parën sfidë me një ngarkesë psikologjike të konsiderueshme. E para për të harruar atë dhunë verbale, racore dhe fizike që përjetuan në kualifikuesen e ndërprerë në minutën e 41-të, e dyta për të superuar goditjen tjetër zyrtare që morën nga UEFA, e cila ia dha 3 pikët në tavolinë Serbisë, duke justifikuar agresorin dhe ndëshkuar viktimën. Vec këtyre shtysave, që rrahin si “çekan” në kokën e secilit futbollist të kombëtares, kjo e fundit duhet ta përdorë miqësoren në Rëne të Francës për të rigjetur veten dhe kapur ritmin mbresëlënës të dy kualifikueseve të para. Më shumë se aspekti rezultativ, vlen konsolidimi i grupit, i mënyrës së të luajturit, pse jo edhe i formacionit. Dhe s’ka ku të implementohet e tregohet më mirë kjo gjë se ndaj një kundërshtari, që konsiderohet ndër më të mirët në Europë.
Ndeshje miqësore
Stade de la Route-de-Lorient – Rennes
FRANCE-SHQIPERI 0-0
FRANCA: H.Lloris, C.Jallet, M.Yanga-Mbiwa, L.Digne, R.Varane, M.Valbuena, Y.Cabaye, M.Sissoko, P.Pogba, K.Benzema, A.Lacazette. Trajner: D.Deshamp
SHQIPERIA: E.Berisha, M.Mavraj, A.Lila, E.Hysaj, L.Cana, A.Agolli, B.Kukeli, A.Abrashi, E.Lenjani, L.Memushaj, S.Cikalleshi. Trajner: De Biazi
Gjyqtarë: Miroslav Zelinka, Ondøej Pelikán, Krystof Mencl (CZE)
De Biazi aplikon modulin 4-5-1
Trajneri italian i kuqezinjve nuk ka ndërmend të bëjë shumë eksperimente ndaj Francës, por të marrë përgjigje nga formacioni tek i cili ka besuar n% kualifikueset e para, por edhe tek skema që aplikon, ajo 4-5-1. Përballë një kundërshtari me shumë yje ekziston rreziku i turpërimit, pra i pësimit të ndonjë goleada, ndaj De Biazi s’do të provojë lojtarë të rinj nga fillimi. Me kalimin e minutave, sipas situatave që paraqet ndeshja, kuptohet se do të bëjë lëvizjet e duhura. Krahasuar me kualifikueset e para në grup, në mesfushë ka vend për Ledjan Memushajn. Vlonjati i Peskarës bën rikthim në kombëtare, pas një dëmtimi. Pra, në këtë përballje miqësore luan i padiskutueshmi Etrit Berisha në portë, Hysaj e Agolli pozicionohen nga krahët e preapavijës, Cana dhe Mavraj në qendër të mbrojtjes. A.Lila, Kukeli, Abrashi, Memushaj dhe Lenjani vendosen përpara tyre, duke ndërtuar një “digë shkatërruese” në këtë repart për francezët. Në sulm luan nga minuta e parë Sokol Cikalleshi, duke fituar balotazhin me shkodranin Bekim Bala. Një 4-5-1, deri diku i ekuilibruar, pasi në fakt ndaj një skuadre si Franca, që ka një potencial të madh përpara, gjëja më e rëndësishme është të mos humbësh ekuilibrat.
Nisur nga mungesat e Taulant Xhakës, Valdet Ramës, Ergys Kaçes dhe Alban Mehës (i lënë jashtë vetë nga tekniku), De Biazi kërkon sinjalet e duhura vecanërisht në sulm, nga kavajasi Cikalleshi, por edhe nga Memushaj në mesfushë, nga i cili pritet edhe sadopak fantazi dhe ftillim i lojës së kuqezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

