FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria kërkon historinë në “Wembley”, ndaj Anglisë nis sot rrugëtimi drejt ëndrrës amerikane

Shqipëria kërkon historinë në “Wembley”,ndaj Anglisë nis sot rrugëtimi drejt ëndrrës amerikane

Shqipëria nis sonte në mbrëmje ëndrrën amerikane për të shkuar në Kupën e Botës. Në mitikun “Wembley”, kuqezinjtë do të synojnë të marrin një rezultat pozitiv, që do të ishte historik. Kombëtarja jonë nuk e ka mundur asnjëherë Anglinë dhe në të 6 ndeshjet që kanë luajtur, duke u mundur 6 herë. Megjithatë sot në mbrëmje nuk ka asgjë për të humbur.

Sylvinho beson tek ekipi dhe tek surprizat , para debutimit ka shqetësimin e Ismajlit dhe Kumbullës, të cilët janë ende në dyshim. Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të Silvinjos, pasi braziliani ka vendosur t’i dërgojë në tribunë.

Sa i përket formacionit, në portë do të jetë Strakosha, Ajeti dhe Gjimshiti në qendër të mbrojtjes dhe Balliu e Aliji nga krahët. Asllani dhe Ramadani vendosen para tyre, ndërkohë që Laçi, Asani dhe Bajrami pritet të mbështesin Manajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Wembley” mbrëmjen e sotme pritet të vishet edhe kuqezi, pasi mendohet se në tribunat e stadiumit mitik do të jenë plotë 20 mijë shqiptarë, të cilët do të jenë të shpërndarë në sektorë të ndryshëm. Spanjolli Alejandro José Hernández Hernández do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes që do të luhet në “Wembli”. Shqipëria synon që t’ia bëjë makth debutimin e Tuchel në krye të “Tre Luanëve”, por këtë gjë duhet ta bëjë në fushën e blertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?