Shqipëria kundër Spanjës dhe Italisë, Panucci: Ndeshje prestigji, ja si do të luajmë

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, ka mbajtur sot një konferencë për media në prag të dy sfidave të fundit për eliminatoret e botërorit, atë kundër Spanjës dhe Italisë. “Timonieri” i kuqezinjve i cilësoi ato si “ndeshje prestigji”, duke theksuar se një rezultat pozitiv do t’i bënte mirë imazhit të vendit tonë.

“Nëse marrim rezultat, do të ishte shumë mirë për imazhin e Shqipërisë dhe do u jepte kënaqësi njerëzve. Këto skuadra kanë shumë lojtarë të zotë. Dëmtimet nuk i japin edhe aq shumë dhimbje koke Lopeteguit. Mungesat e Carvajal, Iniesta, Morata dhe situata e Pique janë të rëndësishme, por kanë lojtarë për të plotësuar 3-4 mungesa. Do të jetë shumë e vështirë për ne. Sa i përket Italisë, do të mendoj për të nga dita e shtunë”, tha Panucci.

Tekniku italian theksoi se për ndeshjen ndaj Spanjës ende nuk e ka vendosur formacionin, “por do të luajë ai që ka më shumë dëshirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mund të marr edhe vendime të mëdha. Ne duhet të dimë se kush jemi dhe të respektojmë Spanjën e Italinë. Kur të mundemi, duhet t’i lëndojmë. Kundër Spanjës është e vështirë që të luash mirë. Topin e kanë gjithmonë ata. Duhet vëmendje e madhe sepse shfrytëzojnë çdo detaj. Duhet të luajmë me kurajo. Spanjë do na vendosë me shpatulla pas muri. Duhet të jemi realistë: Spanja është e fortë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Luksemburgu barazoi me Francën”, theksoi Panucci.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?