FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria shkatërron Izraelin dhe ngjitet në vend të tretë

Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit. Me të njëjtin rezultat si në “Elbasan Arena” (3-0) Shqipëria i dha Izraelit një leksion se ajo që ndodhi në ndeshjen e parë ishte një aksident. Golat për Shqipërinë në këtë takim i shënuan Sadiku (22, 44) dhe Ledian Memushaj (71). Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngjitet në vendin e tretë me 9 pikë, aq sa ka edhe Izraeli në vendin e katërt të Grupit G. Në ndeshjet tjera të këtij grupi, Spanja mposhti në udhëtim Spanjën 1:2, ndërsa Italia fitoi me rezultat të thellë 5:0 Lihtenshtajnin.  Vendin e parë e ndajnë Spanja dhe Italia me nga 16 pikë, Maqedonia ka vetëm 3 pikë në vendin e pestë, ndërsa Lihtenshtajni është në vendin e fundit me zero pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?