Shqipëria U-17 për vajza, gati për përballjen me Greqinë në kualifikueset e Euro 2026
Kombëtarja shqiptare U-17 për vajza do të luajë sot në orën 14:00 ndaj Greqisë, ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Europian 2026 të kësaj grupmoshe.
Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është përgatitur maksimalisht gjatë ditëve të fundit në Durrës dhe të gjitha futbollistet janë në dispozicion të stafit teknik për këtë sfidë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa takimi tjetër i grupit, Izraeli – Estonia, do të luhet po sot në orën 12:00 në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.
Hyrja në stadiume do të jetë falas. Ndeshja Shqipëri-Greqi do të transmetohet live në FSHF TV.

KOHA JONË SONDAZH

