Shtohen ekipet që duan Brojën, në garë edhe Igli Tare

Armando Broja është në qendër të vëmendjes për shumë ekipe në Evropë. Nga Serie A është Napoli dhe Atalanta që kanë kërkuar informacione për shërbimet e tij.

Klubi napoletan ka bërë një kërkesë zyrtare për sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe Chelsea i është përgjigjur se duhen 30 milionë euro për kartonin e talentit Broja.

Gjithsesi së fundmi mediat italiane bëjnë me dije se Lazio është futur në skenë për të fituar shërbimet e Armando Brojës. Igli Tare thuhet se do të fluturojë për në Angli dhe të bisedojë me drejtuesit e Chelsea.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tare kërkon Brojën në formë huazimi dhe me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?