FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtohen problemet për Conten, dëmtohet edhe Eriksen në stërvitje

Dëmtim i ri në mesfushën e Interit, teksa në stërvitjen e ditës së sotme është ndalur edhe Christian Eriksen. Danezi vuan nga një problem në gjurin e majtë, teksa gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite.

Conte po planifikon aktivizimin e Roberto Gagliardinit nga minuta e parë, për të mos rrezikuar aspak me Eriksen. Danezi është përshtatur më së miri me skemat e trajnerit italian dhe është shndërruar në titullar fiks në formacionin zikaltër, megjithatë ndaj Torinos mund ta ndjekë ndeshjen nga stoli për të mos rrezikuar komplikimin e dëmtimit.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, të gjithë janë në dispozicion në përjashtim të Vidal, i cili do të duhet të qëndrojë disa ditë jashtë fushave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?