Shtohet me urgjencë në spital Silvio Berlusconi, president i klubit të Monzës
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar sërish në spitalin San Raffaele të Milanos që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa ndodhet në terapi intensive pasi ka pasur probleme kardiovaskulare.
Presidenti i Monzës pas disa shqetësimeve me frymëmarrjen, ish-kryeministri i është drejtuar spitalit, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar.
Adoli nga i njëjti spital më 30 mars. Në atë kohë ai ishte i shtruar për kontrolle që ndoshta lidheshin me një episod aritmie. Ndër të parët që komentoi në lidhje me shëndetin e Berlusconit, ishte Matteo Renzi. “I uroj shumë fat Silvio Berlusconit, i cili është shtruar sërish në spitalin e San Raffaele”.
KOHA JONË SONDAZH

