Shtyhet festa e titullit të City-it, munden me përmbysje nga Chelsea (VIDEO)

Chelsea ka fituar 1-2 me përmbysje ndaj Manchester City-t në “Etihad Stadium” dhe u shtyn të paktën përkohësisht festën ekipit të Pep Guardiolës, që do ta sfidojnë dhe në finalen e Championsit më 29 maj.

Manchester City gjeti golin e avantazhit me Raheem Sterling në minutën e 44-t, ndërsa në shtesë Sergio Aguero shpërdoroi një 11-metërsh, pasi “panenka” e tij u kuptua dhe u prit nga Mendy.

Pjesa e dytë foli më shumë për londinezët e Tuchel, që shtuan presionin dhe gjetën golin e barazimit me marokenin Hakim Ziyech në minutën e 63-të]

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e dytë të shtesës, kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte spanjolli Marcos Alonso, që erdhi nga stoli dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për londinezët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Festa e titullit për Manchester Cityn mund të vijë që nesër, në varësi të rezultati të Aston Villa-Manchester United.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?