FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtyu arbitrin, Cristiano Ronaldo rrezikon deri në 12 ndeshje pezullim

Cristiano Ronaldo mund të pezullohet për 12 ndeshje për shtyrje të gjyqtarit të ndeshjes kundër Barcelonës në Camp Nou, e vlefshme për finalen e parë të Superkupës së Spanjës. Gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea e ka përfshirë incidentin në raportin e tij dhe tani gjithçka do të varet nga Federata Spanjolle.

Ronaldo u ndëshkua me karton të verdhë pasi festoi golin duke hequr këmishën, ndërsa katër minuta më pas mori kartonin e dytë, për simulim në zonë. Kartoni i kuq bëri që ta humbiste qetësinë dhe shtyu arbitrin.

Bengoetxea ka shkrurar në raport se “pasi iu tregua kartoni i kuq, lojtari më shtyu lehtë në shenjë mosaprovimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtyrja mund të sjellë pezullimin deri në 12 ndeshje, sipas Nenit 96 të Rregullore, që parashikon si dënim minimal katër ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?