FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shumë skuadra duan Renato Sanches, ja pse agjenti i tij preferon Milanin

Janë të shumta skuadrat që dëshirojnë Renato Sanches, i cili ka zhgënjyer pas një viti te Bayern, ku nuk ka pasur shumë mundësi për të luajtur.

Vetë portugezi dëshiron të shkojë te Milan dhe këtë ia sugjeron edhe agjenti i tij, Jorge Mendes. Sipas manaxherit më të fuqishëm në botë, te Chelsea apo Manchester United, Sanches do të ishte në të njëjtën situatë si te Bayern, për shkak të konkurrencës së madhe. Te Milan, sipas Mendes, e ka të sigurt formacionin.

Megjithatë, më parë duhet bindur klubi gjerman. Pavarësisht zhgënjimit, bavarezët nuk duan ta shesin përfundimisht lojtarin, por vetëm ta huazojnë një vit për të pasur mundësi të luajë, për t’i dhënë një shans tjetër vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?