Si i motivon Zidane lojtarët para gjysmëfinales ndaj Chelsea-t (VIDEO)

Real Madrid luan një ndeshje shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme në Londër, ku sfidon Chelsea-n për gjysmëfinalen e Champions League. Ndeshja e parë në Madrid është mbyllur në barazim 1-1.

Real Madrid ka mbërritur në Londër paraditen e djeshme dhe ka kryer seancat e fundit stërvitore. Emisioni “El Chiringuito” ka mundur të kapë disa pamje filmike, ku Zidane tregon një pjesë të strategjisë.

“Duhet të jemi shumë agresivë sepse Chelsea është mësuar me këtë. Dhe më pas mos harroni të mbani topin, të luani dhe të shijoni lëvizjet tuaja sepse kjo është ajo që na solli deri këtu”, u tregon Zidane lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?