FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Simeone: E vështirë të fitosh në Spanjë, garojmë me ekipe si Reali dhe Barcelona!

Diego Simeone riktheu Atletico Madrid te titulli kampion pas shtatë vitesh. “Colchoneros” dominuan në La Liga, por lanë gjithçka të hapur deri në javën e fundit. Trajneri argjentinas ka folur për momentin e Los Colchoneros.

“Është e bukur ta fitosh titullin, ia dolëm ta rikthenim në shtëpi pas shtatë vitesh. Ky sezon ka qenë i vështirë për të gjithë, pandemia na goditi keq edhe neve. Por, historia e Atletico Madrid bazohet te forca dhe rezistenca. Suksesi në këtë vit është edhe më i veçantë.

Kur erdha si trajner këtu në vitin 2011, u shpreha që do doja që njerëzit të identifikoheshin me historinë e këtij klubi. Vendosa të qëndroj pasi u larguam nga Calderon, e kuptova që e ardhmja ime ishte këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atletico fitonte trofe çdo 25 vjet, më pas zbritëm në çdo 18 vjet, ndërsa tani po e bëjmë çdo 7 vjet. Jemi shumë të lumtur, por fshihet një punë e madhe pas këtij suksesi. Është shumë e vështirë të fitosh në Spanjë. Ne përballemi dhe garojmë me skuadra si Real Madrid dhe Barcelona, që janë mësuar të kryesojnë La Liga“, përfundoi trajneri kampion i Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?