Simeone rinovon me Atleticon, por kërkon si dhuratë Lautaro Martinez

Diego Pablo Simeone rinovon me Atletikon e Madridit deri në 2024-ën dhe kërkon nga klubi blerjen e Lautaro Martinez. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja madrilene “As”, që zbulon se “El Cholo” ka gjetur marrëveshjen me klubin spanjoll për të zgjatur edhe për dy sezone të tjera kontratën që skadon në 2022-shin.

Firmat pritet të hidhen ditët e ardhshme, pasi akordi mes palëve është gjetur deri në detajet e fundit. Simeone mbetet ambicioz dhe përveç mbrojtjes së titullit të sapo fituar në La Liga, kërkon një skuadër që të jetë protagoniste edhe në Champions e pse jo ta fitojë edhe atë, dhe i ka bërë të ditur klubit se kërkon Lautaro Martinez.

Tratativa me zikaltërit do të jetë e vështirë pasi klubi italian mund të tundohet nga ideja për ta shitur argjentinasin vetëm për një shifër prej rreth 90 milionë eurosh.

SHKARKO APP