Sinan Bytyçi, talenti shqiptar pas firmës, huazohet nga Mançester Siti
Një tjetër lojtar i talentuar me origjinë shqiptare bëhet pjesë e një klubi të madh, pasi firmosi një kontratë profesionale me Manchester Sity. Pas Bersant Celina një tjetër talent me origjinë shqiptar siguron një kontratë profesioniste me gjigantin anglez, Manchester City. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin kosovar Sinan Bytyçi, i cili firmosi me ekipin anglez dhe u huazua në Holandë te skuadra e Cambuur, që e mbylli fazën e parë të Eredivisie në vendin e shtatë. Sinan Bytyçi ka lindur në Prizren dhe është formuar si futbollist në skuadrat zinxhir të Admira Uaker në Austri, ndërsa në 2012 u bë pjesë e akademisë së Manchester City. Mesfushori 19-vjeçar kërkohet edhe nga kuqezinjtë, por ai ka pasaportë austriake dhe ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Austrisë. Së fundmi është grumbulluar me U-21 të këtij vendi, ku është aktivizuar në tri ndeshje dhe ka shënuar një gol.
KOHA JONË SONDAZH

