Sinjale shprese për Zaniolon, rikthehet në fushë në derbin ndaj Lazios

Nicolo Zaniolon mund të kthehet në fushat e blerta pas një mungese prej disa muajsh. Ai pritet të zbresë në fushë në derbin derbin e 16 majit mes Romës dhe Lazios.

Që nga dita e hënë talenti i përfaqësueses italiane është kthyer në stërvitje me skuadrën Primavera të Romës, por sipas gazetës Tuttosport ai do të ketë nevojë edhe për tre deri në katër javë stërvitje për të qenë gati për të zbritur në fushë.

Kujtojmë që Zaniolo u ndal prej një dëmtimi të rëndë të pësuar në muajin gusht që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni në gju që e ka mbajtur jashtë fushave të futbollit përgjatë gjithë këtij sezoni. Fonseca ndërkohë po e pret me padurim rikthimin e Zaniolos pasi prania e tij në fushë rrit forcën sulmuese të Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?