FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandali me zgjedhjet në KOKSH, përjashtohet FSHF dhe 22 Federata të tjera!

Prej javësh ka pasur përplasje të forta dhe akuza mes palëve politike për zgjedhjet në Shqipëri, por asgjë nuk i afrohet asaj që po ndodh në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Institucioni më i lartë i sportit në vend po përgatit në mënyrë të dyshimtë Asamblenë e Përgjithshme të 17 prillit, nga ku do të dalë presidenti i ri dhe trupa drejtuese e tij. Më poshtë mund të shihni dhe vendimin e fundit që le pa të drejtë vote, shumicën e federatave anëtare, disa prej tyre më të rëndësishmet dhe më të suksesshmet e sportit shqiptar.

Në dokumentin e hartuar nga Komisioni Verifikimit dhe Etikës, që nuk dihet se nga cilët persona përbëhet, por gjithsesi që për nga rëndësia duhet të ishte shumë zyrtar dhe në mënyrë protokollore duhej t’i dorëzohej anëtarëve të KOKSH bëhet e ditur se 23 Federata, për arsye të ndryshme, si mungesa e listës së aktiviteteve të vitit 2020, apo pagesës së kotës financiare të përvitshme nuk kanë të drejtë vote në Asamblenë e 17 prillit. Mes tyre Federata e Futbollit, ajo e Mundjes, Atletikës dhe Peshëngritjes, me këto të fundit që vazhdojnë të sjellin medalje. Mund të votojnë vetëm 18 federata, pra një numër më i vogël se ato të përjashtuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, për mungesë dokumentacioni janë lënë jashtë garës edhe një nga kandidatët për president dhe të tjerë kandidatë për postet e tjera drejtuese të KOKSH. Nga ky dokument zbulohet se Fidel Ylli, Martin Biba dhe Vojo Malo janë kandidatë për president ndërsa është jashtë gare për mungesë dokumentacioni është kandidati tjetër Artan Shytaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?