FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënder Gega drejt zyrtarizimit te Kukësi

Skënder Gega shumë shpejt do të behët pjesë e stafit drejtues të skuadrës së Kukësit, për të ndihmuar kampionët e Shqipërisë në rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampioneve dhe për të mbrojtur fronin e Superiores.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur kontakte të vazhdueshme mes Gegës dhe presidentit Safet Gjici, për të marrë detyrën e drejtorit teknik në radhët e Kukësit. Ai do të jetë pika e ndërlidhjes me trajnerin Ernest Gjoka i cili për momentin vazhdon planifikimin e tij për të përgatitur ekipin për edicionin e ri.

Pritet që para fillimit të grumbullimit, Gega të nënshkruajë zyrtarisht me verilindorët dhe të prezantohet nga Gjici, në mënyrë që të jetë pranë ekipit që në javën e ardhshme dhe të koordinojë me Gjokën për ndërhyrjet në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?