Skënderbeu merr vendimin për trajnerin që do të ketë në sezonin e ardhshëm!
Ardjan Takaj i beson Skënderbeun edhe për një sezon trajnerit Migen Memellit. Takaj nuk ka pritur mbylljen e sezonit, por ka shpejtuar të mbyllë marrëveshjen me pogradecarin.
Lajmi është bërë me dije nga vetë skuadra korçare në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Tiranën. Memelli ka bërë të ditur se baza e lojtarëve për sezonin e ardhshëm është gati, ndërsa ekipi ka nevoje edhe për disa përforcime.
Në bazë të tyre, sipas Memellit, do të projektohet Skënderbeu i sezonit të ri që do të garojë si i barabartë me pretendentët për titullin kampion. Në këtë konferencë Memelli ka falënderuar nga presidenti Takaj e deri tek tifozët korçarë.
KOHA JONË SONDAZH

