Skënderbeu mund Kukësin dhe siguron mbijetesën në Superiore
Skënderbeu ka siguruar matermatikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore, pas fitores 2-1 ditën e sotme ndaj Kukësit. Pas dy fazave me rezultatet negative, korçarët ia dolën që të sigurojnë qëndrimin në elitë për sezonin tjetre.
Emërimi i Migen Memellit në stol, ndryshoi edhe sezonin e korçarëve, të cilët në fazën e tretë dhe të katërt, ia dolën të disa rezultate pozitive. Mara dhe Jean Victor ishin dy autorët e golave, ndërkohë që për verilindorët shënoi Ibraimi.
Me fitoren e sotme, Skënderbeu shkon në kuotën e 37 pikëve, në vendin e shtatë, 5 më shumë se Kastrioti i vendit të tetë. Bylis dhe Kastrioti nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në sfidën mes tyre.
KOHA JONË SONDAZH

