FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu ndal Tiranën, Kukësi shkatërron Kastriotin (VIDEO)

Tirana i ka dhënë fund ecurisë së fitoreve radhazi në kampionat. Skuadra bardheblu u ndal në një barazim pa gola kundër Skënderbeut. Në 45 minutat e para Tirana pretendoi për penallti pas një pengimi të Torasës brenda zonës. Në krahun tjetër Skënderbeut shënoi me Elvi Berishën, por gjyqtari e anuloi për pozicion të parregullt.

Edhe në fraksionin e dytë rastet ishin të pakta, teksa te bardheblutë rrezikoi vetëm Seferi, i cili doli më pas i dëmtuar. Torasa pretendoi për një tjetër penallti. Tirana mbetet në vendin e pestë me 42 pikë, 2 më pak se Partizani.

Kukësi ndërkohë më në fund është rikthyer të fitoret, duke shkatërruar 3-0 Kastriotin në transfertë. Dopieta e Eze dhe një gol i Lulaj ishin autorët e golave në këtë sfidë. Skuadra verilindore tashmë shkëputet me 5 pikë larg nga Kastritoi në renditje, duke lënë pas frikën nga zona e mbijetesës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?