Skënderbeu pa trofe, Shehi pranon dështimin sezonal

Portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, pas humbjes në Kupë dhe përfundimit të një sezoni të dështuar, ka folur për Supersport. Ai shprehet se është e vështirë të dalin pa gjë dhe se duhet të mendojë për largimin. “Është shumë e vështirë të dalim pa gjë këtë sezon, por futbolli është i tillë dhe duhet ta pranojmë.

E ardhmja e Skënderbeut besoj se do jetë e mirë, por fillimisht duhet të mendoj të ardhmen time. Jam në dilemë dhe ndoshta do të jetë fundi. Na ka vrarë shumë ndeshja e Kupës. Me humbjen e Kupës mund të them që është sezon i dështuar për ne”, deklaroi Shehi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?