FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu shokon Partizanin, fiton me një “perlë” të Victor (VIDEO)

Partizani bën një tjetër ndalesë të papritur në Superiore. Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e Ilir Dajës ka pësuar një humbje shokuese 0-1 në “Elbasan Arena” kundër Skënderbeut.

Të Kuqtë krijuan pak shanse shënimi në fraksionin e parë, teksa spikat një rast i Lucas Cardoso në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 67-të, pas një aksioni të gjatë të Skënderbeut, Jean Victor lëshon një të djathtë të fortë në hyrje të zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Hoxha.

Kjo është fitorja e tretë sezonale për ekipin korçar që ngjitet në vendin e parafundit me 16 pikë, ndërkohë që Partizani mbetet e katërta me 39 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?