Skënderbeu, sot miqësore me holandezët e Den Haag

Skënderbeu i Korçës e humbi  5-0 në miqësoren e parë gjatë përgatitjeve në Malaga të  Spanjës me ekipin belg , Club Brugge.  Ndeshja e radhës miqësore do të luhet sot ndaj ekipin holandez, Ado Den Haag. Më 11 janar Skënderbeu do të luajë miqësoren e radhës me ekipin e kategorisë së dytë belge, K.V Oostende, si dhe më 17 janar, dy ditë para se të kthehet në vendlindje, do të zhvillojë miqësoren e fundit, ndaj ekipit të njohur gjerman të Bundesligës së Dytë, Fortuna Duseldorf. Kjo miqësore është vendosur gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që trajneri Mirel Josa, e ka të plotë ekipin për miqësoren e sotme ndaj holandezëve të Den Haag.    

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?