Skënderbeu thyen Teutën, Apolonia i vë “frena” Kukësit
me karton të kuq. Në minutën ‘37, Vangjeli godet Bardullën e Teutës qëllimisht dhe gjyqtari Lorenc Jemini e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Skënderbeun me 10 lojtarë. Tre minuta pas daljes me karton të kuq të Vangjelit, Sefa vjedh një top në zonën durrsake dhe pengohet, ndërsa arbitëri akordon penallti. Shehi mer përsipër këtë goditje duke kaluar Skënderbeun në avantazh dhe me shifrat 1-0 mbyllet edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë Enkel Alikaj realizon mjeshtërisht një goditje dënimi duke mposhtur për herë të dytë Rizvanin. Për të trefishuar rezultatin vendos nigeriani Peter Olaynka, i cili pas një kombinimi perfekt me Martins shënoi një gol spektakolar. Kur u duk se gjithçka do të mbyllej, është Hyseni për Teutën që realizon në të ‘78 dhe rihap takimin. Vetëm 4 minuta më vonë, në ‘82 Teuta gjen edhe golin e dytë me anë të Bruno Ditës, i cili realizon nga distanca, duke tronditur korçarët. Minutat e mbetura kanë qenë një makth i vërtetë për Skënderbeun, por mbyllet gjithçka me rezultain, 3-2. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Kukësi ka humbur një shans të artë për të kryesuar e vetme Superligën Shqiptare pas kësaj jave. Skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim 0-0 ndaj Apolonisë duke i lejuar mundësinë kundërshtarëve të fitojnë terren në tabelën e rënditjes. Debutim më i mirë nuk kishte ku të shkonte për trajnerin e ri të Apolonisë, Mihon, i cili mer 1 pikë me shumë vlera në një transfertën e vështirë të Kukësit. Nesër do të luhen dy ndeshjet e tjera, Elbasani-Vllaznia, në fushë asnjanëse dhe Laçi-Flamurtari. Ndeshjet e javës së 15-të mbyleln me derbin e madh të kryeqytetit, Partizani-Tirana.
Kategoria Superiore
Java e 15-të/Sot
Skënderbeu-Teuta 3-2
Kukësi-Apolonia 0-0
Shënues:
Nesër
13:00 Elbasani – Vllaznia
13:00 Laçi – Flamurtari
E Hënë:
18:00 Partizani – Tirana
Klsifikimi
Skënderbeu 30
Partizani 30
Tirana 29
Kukësi 29
Laçi 20
Flamurtari 18
Vllaznia 14
Teuta 13
Apolonia 9
Elbasani 6
KOHA JONË SONDAZH

