Skënderbeu zhgënjen në miqësore, Donjet Shkodra debuton me gol
Skënderbeu është mundur me rezultatin 3-2 në testin e parë miqësor nga modestët sllovenë të Simer Sampion. Trajneri Daja në ketë sfidë hodhi në fushë nga minuta e parë dy mesfushorët e afruar së fundmi në klub, Bruno Ditën dhe Donjet Shkodrën. Ky i fundit arriti të gjente dhe rrugën e rrjetës në minutën e 30-të duke i kaluar në epërsi korçarët.
Formacioni titullar:
Teqja, Mici, Jashanica, Osmani, Vangjeli, Gavazaj, Nimaga, Lilaj, Dita, Muzaka, Shkodra Trajner: I.Daja/panoramasport/
KOHA JONË SONDAZH

