Sneijder: Interi maja e karrierës, Mourinho ka qenë numri një!

Pas vari këpucët në gozhdë, Wesley Sneijder ka publikuar një autobiografi në një libër, teksa një pjesë të rëndësishme në të zë edhe skuadra e Interit. Holandezi fitoi tripletë nën drejtimin e Jose Mourinhos, një aventurë që duket se i ka lënë shumë mbresa.

“Periudha e Interit ka qenë thjeshtë më e mira në karrierën time me më shumë suksese. Me Mourinhon kemi pasur menjëherë një lidhje të ngushtë.

Kam pasur disa trajnerë të zotë, mes tyre edhe Van Gaal që e vendos mes tri të parëve, por Mourinho ka qenë numri një. Si trajner shpresoj të bëhem një miks mes të dyve”, ka shkruar Sneijder. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?