Solskjaer blindon Pogba-n: Mesfushori më i mirë në botë!

Paul Pogba prej kohësh është në listën e dëshirave të Real Madrid dhe Juventusit, por e ardhmja e tij duket se do të jetë sërish te United. Edhe pse francezi nuk po arrin të tregojë vlerat e tij të Djajtë e Kuq, fjalët e fundit të Solskjaer të shtyjnë të besosh se ai do të vijojë të mbetet në “Old Trafford” të paktën deri në verë.

“Është mesfushori më i mirë në botë. Në fushë kundër Newcastle? Të shohim se si do ndihet. Ka bërë mirë kur është kthyer në fushë ndaj Watford, pasi nuk luante që nga muaji shtator. Mund të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Mund të luaj në çdo rol në mesfushë. Kjo është gjëja më e mirë që kemi Paul dhe besoj se është mesfushori më i mirë në botë”, ka theksuar trajneri i United. Në këtë mënyrë 26-vjeçari del automatikisht nga lista e largimeve të mundshme, duke befasuar Realin dhe Juven që po bënin gati ofertat që në janar. Pavarësisht fitoreve ndaj Tottenham dhe Manchester City, United u mund nga vendi i fundit në renditje, Watford. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP