Solskjaer: Kemi shumë mungesa, ndaj Milanit do të jetë e vështirë!

Manchester United-Milan është sfida më tërheqëse e fazës së 1/8-ve në Europa league. Trajneri Solskjaer ka vlerësuar kuqezinjtë ndërkohë që është ndalur te mungesat e shumta.

“De Gea, Va nder Beek, Pogba dhe Mata nuk do të jenë. Rashford dhe Cavani ndoshta. Si gjithmonë jam optimist, por këtë herë do të jetë e vështirë”, ka thënë i shqetësuar trajneri i Djajve të Kuq.

Të dyja skuadrat vijnë me mungesa të shumta, por me moralin e lart pas dy fitoreve në fundjavë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tradita, historia dhe kualiteti. Kam admirim për Milanin. Kur stërvit United pret që të fitosh trofe. Ne luajmë në të tre kompeticionet, për ne Europa League është e rëndësishme”, deklaroi Solskjaer. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?