FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spaleti: Do i rikthejmë lavdinë Interit

Rreth orës katër të ditës së djeshme vjen edhe lajmërimi i dytë dhe më i rëndësishëm: Luçiano Spaleti është trajneri i ri i zikaltërve.

“Jam shumë entuziast që kam filluar të bëj pjesë në këtë familje të madhe që është Interi. Të kesh mbështetjen e miliona tifozëve mund të jetë një peshë e madhe, të cilën ne duhet ta kthejmë në një shtysë për të bërë një kampionat shumë të mirë.

Kemi shumë punë për të bërë, sepse në futboll duhet të punosh në mënyrë serioze dhe profesioniste, sidomos për momentin që po kalon ekipi ynë. Duhet të përmirësohemi, duhet të baraspeshojmë rezultatet tona me historinë e këtij klubi të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtarët duhet të jenë një grup i bashkuar, pasi kjo është mënyra e vetme se si mund të krijohet një skuadër e fortë dhe konkurruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtij sezoni është parë që kampionati ynë ka shumë skuadra interesante dhe kjo gjë është parë edhe në Kupat e Europës. Detyra jonë e përbashkët është t’i kthejmë përsëri lavdinë këtij klubi, duke punuar fortë dhe në një mënyrë dinjitoze.

Spaleti, “idhull” i tifozëve- Tifozët zikaltër kanë shprehur pëlqimin e tyre për zyrtarizimin e Luçiano Spaletit si trajneri i ri i zikaltërve, por duket se po e pëlqejnë akoma më shumë pas këtij gjesti të tij.

Të enjten në mbrëmje, trajneri së bashku me Auzilion kanë zbarkuar në Milano pas udhëtimit në Kinë dhe gjatë daljes nga aeroporti kanë qenë të shumtë fansat që kanë bërë foto me Spaletin. Gjatë këtij momenti, njëri nga të pranishmit që ka bërë një foto me trajnerin, i ka thënë:

“Je shumë trajner i zoti. Unë jam tifoz i Juves dhe do kisha dashur që të vije tek bardhezinjtë. Ndërkohë, në shaka e sipër, Spaleti ia kthen: “Mund të jesh me atë ekip që thua, por unë jam interist (qesh)”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?