Spalletti e nis me entuziazëm te Juventusi: Synimi është titulli kampion!

Trajneri i ri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka dalë sot në konferencën e parë për shtyp nga Allianz Stadium, ku ka zbuluar objektivat e tij në krye të skuadrës bardhezi.

“Shpresoj të rikthehem në garën për titull. Këtë e diskutova edhe dje me lojtarët në dhomat e zhveshjes. Qëllimet tona duhet të jenë gjithmonë në nivelin më të lartë, dhe kjo do të thotë të luftojmë për titullin. Janë luajtur vetëm 9 ndeshje, mbeten edhe 29, pra ka ende shumë rrugë përpara. Në karrierën time kam parë gjithfarë situatash, jam edhe pak i moshuar, (qesh), por nuk shoh arsye pse duhet të kënaqem. Do të përpiqem të ndikoj sa më shumë dhe në fund do të shohim çfarë do të arrijmë. Kam respekt të plotë për vlerën e lojtarëve të mi.”

Sa i përket të ardhmes së Dusan Vlahovic, i cili ka kontratë deri në qershor 2026, Spalletti sqaroi: “Do të flas personalisht me të. Nuk kam marrë asnjë urdhër apo imponim nga klubi. Duke parë ndeshjen e fundit të tij, mendoj se qëllimet e Vlahovic janë mjaft të qarta.”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?