Spalletti mbërrin në Continassa, është trajneri më i ri i Juventusit (VIDEO)
Luciano Spalletti mund të quhet tashmë trajneri i ri i Juventusit. Vetëm disa detaje teknike kanë vonuar njoftimin zyrtar, i cili përveç ndonjë të papriture, pritet të bëhet sot. Trajneri toskan do të drejtojë edhe seancën stërvitore të pasdites me skuadrën. Ndërsa nesër është planifikuar prezantimi i tij përpara mediave.
Sipas informacioneve, ish-trajneri i kombëtares italiane do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor, me rinovim automatik në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve.
Rreth orës 10:40 të mëngjesit, Spalletti ka mbërritur në qendrën stërvitore të Juventusit në Continassa, një sinjal i qartë se momenti i shpalljes zyrtare si trajner i ri i bardhezinjve është shumë afër.
.@juventusfc, Spalletti è arrivato alla Continassa pic.twitter.com/WhcHKDevZ2
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) October 30, 2025
KOHA JONË SONDAZH

