Spalletti “njeriu i emergjencave”/ 5 herë trajner në mes të sezonit, tani nis epoka e re te Juventusi

Emërimi i Luciano Spallettit si trajner i Juventusit, në një moment delikat të sezonit, shënon një tjetër kapitull në karrierën e gjatë të teknikut italian. Për Spallettin, kjo nuk është hera e parë që merr drejtimin e një skuadre nw sezonin nw zhvillim. Ai ka qenë trajner i ndërmjetëm pesë herë gjatë karrierës së tij, një rol që shpesh e ka kthyer në “shpëtimtarin” e situatave të vështira.

🟢 Empoli (prill 1994)

Përvoja e parë si trajner në mes të sezonit. Empoli rrezikonte rënien nga Serie C, por Spalletti arriti ta mbante skuadrën në kategori duke fituar playout-et kundër Spezias. Në vitet që pasuan, ai arriti dy ngjitje radhazi: nga Serie C1 në Serie B, duke nisur rrugëtimin e tij drejt elitës së futbollit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

⚪ Udinese (mars 2001)

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Serie A, Spalletti zëvendësoi De Canion për 11 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke siguruar 10 pikë vendimtare dhe stabilitet për skuadrën friulane.

🔵 Ancona (2002)

Në Serie B, mori drejtimin e Anconës në mes të sezonit dhe arriti një vend të tetë të qetë, me 29 pikë në 20 ndeshje, rezultat që i dha reputacionin e një tekniku të aftë në rindërtim të menjëhershëm.

🟡🔴 Roma (janar 2016)

Pas pesë vitesh në Zenit, Spalletti u rikthye te Roma në një moment krize. Me 14 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje, ai i dha skuadrës një identitet të ri dhe e çoi deri në vendin e tretë, duke siguruar kualifikimin në Champions League. Ky rikthim u konsiderua një nga momentet më të suksesshme të karrierës së tij.

⚫⚪ Juventus (2025)

Tani, në Torino, Spalletti përballet me një tjetër sfidë të madhe: ringritjen e “Zonjës së Vjetër” dhe rikthimin e saj mes më të mirave në Itali dhe Europë. Me përvojën e tij në menaxhimin e krizave, Juventusi shpreson që “efekti Spalletti” të sjellë stabilitet dhe rezultate të menjëhershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?