FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spalletti te Interi nuk lejon largimin e Perisic. Ja kur zyrtarizohet marrëveshja…

Ka ngelur vetëm zyrtarizimi pasi Spalletti ka arritur një marrëveshje me klubin e Interit. Drejtuesit kinezë janë duke planifikuar për të ndërtuar në të ardhmen një skuadër konkurruese jo vetëm në Itali por edhe në Europë.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet në fundjavë ku “Suning” do t’i ofrojë Spallettit një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi për një vit tjetër, shkruan “Calciomercato.com”.

Gjithashtu raportohet se Spalletti nuk e dëshiron një largim të Perisic i cili është pjesë e planeve të teknikut italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që kohët e fundit Perisic është kërkuar me insistim të transferohej te Manchester United por Interi nga shitja e tij kërkon të përfitojë jo më pak se 55 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?