SPECIALE/ Formati i ri i Championsit nga viti 2024, ja detajet që duhet të dini
36 skuadra në vend të 32. Reforma e Champions League nga 2024 deri në 2027 është gati. Nuk do të ketë vende të garantuara për skuadrat e mëdha, siç është kërkuar nga Perez i Realit apo disa ekipe të tjera. “për fat të keq për ata që kishin mendua atë formulë, 99 për qind e klubeve europiane nuk do të merrnin dot më pjesë … të gjithë preferojnë unitetin”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i UEFA-s.
MODIFIKIMET
Tani për të fituar trofeun me “veshë të mëdhenj” duhet të luash 13 ndeshje: 6 në fazën e grupeve, 2 në fazën e 1/8-ve, 2 në çerekfinale, 2 në gjysmëfinale dhe finalen. Në të ardhmen numri i ndeshjeve do të shkojë në 17, ndeshjet e fazës së parë do të shkojë në 10. Kjo do të jetë e garantuar për të gjithë pjesëmarrësit. Numri i dueleve mes ekipeve të mëdha në fazën e parë do të jetë i vogël, por UEFA synon të shoje numrin e ndeshjeve të shitura për transmetim, nga 125 në 209.
4 EKIPE MË SHUMË
Është për t’u kuptuar mënyra se si do të shtohen katër skuadra. Një mënyrë është që të krijohet një fazë Play-Off gjatë verës, ose mund të shtohet numri i pjesëmarrësve në Francë me një më shumë dhe Premier League apo La Liga me 5. Në fazën e parë, 36 skuadrat do të jenë në një grupe, ku më pas do të ndahen në 4 nëngrupe, në bazë të renditjes së UEFA-s. Secila do të luajë 5 ndeshje në shtëpi dhe 5 jashtë, 2 ndeshje do të jenë kundër rivalëve të të njëjtit grupe, 8 të tjera me ekipet e fazave të tjera (në formatin 3-3-2). Pas përfundimit të fazës së parë, 8 ekipe do të shkojnë menjëherë në fazën e 1/8-ve, ndërkohë që ato të renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-ën do të luftojnë mes tyre për të siguruar 8 biletat e mbetura. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

