Spektakël me 7 gola në derbin e shqiptarëve, fiton Sassuolo e Bajramit (VIDEO)

Sassuolo ka bërë detyrën ndaj Empolit, duke fituar 3-4. Në Stadio Carlo Castellani, portieri shqiptar i Empolit, Etrit Berisha nxori 4 herë topin nga rrjeta, duke e patur të pamundur të shmangë dopietën e Berardit dhe golat e Pinamontit dhe Henrique-s.

Golat e Caputos, Fazzinit dhe Kovalenkos vlejtën vetëm për statistikë. Te Empoli titullar, ishte edhe mbrojtësi Ardian Ismajli. Në krahun tjetër, te skuadra nga Reggio Emilia, diçka më shumë se 10 minuta lojë edhe për Nedim Bajramin, që nuk mundi të lërë shenjë në këtë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?