Stadiumi i ri dhe mitiku “San Siro”, zbulohet plani i Milanit dhe Interit
Milani dhe Interi janë bërë bashkë për ndërtimin e një stadium të ri. Mitiku “San Siro” do të shembet, teksa dy skuadrat e Milanos do të investojnë në një stadium shumë modern. Dy klubet i kanë paraqitur Bashkisë së qytetit dy projekte: atë të stadiumit të ri dhe atë të një rrethi sportiv e argëtues në zonën e stadiumit “San Siro”.
Dy propozimet e reja janë rezultat i një dialogu konstruktiv dhe u hartuan në përputhje me 16 kushtet e parashikuara nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak në nëntorin e vitit 2019. Konceptet e reja të krijuara nga Populous dhe Manica/Sportium, parashikojnë ruajtjen e një pjese të stadiumit aktual brenda një rrethi të ri tregtar dhe sportiv, që mund të përdoret 365 ditë në vit, duke përfshirë rreth 106,000 metra katror hapësirë jeshile.
Do të jetë një qendër e dedikuar për sport, kulturë dhe aktivitete të kohës së lirë, si në ambiente të jashtme ashtu edhe në ambiente të mbyllura, duke përfshirë një pistë vrapimi, një palestër në natyrë, një park skateboard, një fushë futbolli dhe një muze sportiv. Shumica e shërbimeve sportive do të jenë në dispozicion falas për qytetarët e Milanos dhe qytetarët e zonave përreth.
?️ | STADIUM
Inter and AC Milan presented their plans for the reconversion of the current Giuseppe Meazza Stadium and the creation of a Sport and Entertainment District in the San Siro area
? https://t.co/hELxGjR8Ps#FCIM @NuovoStadioMI pic.twitter.com/h5yTJcNRxR
— Inter (@Inter_en) May 7, 2020
/abcnews.al