Statistikat/ Barcelona spektakloare në sulm, por “çalon” në mbrojtje

Pavarësisht rezultateve pozitive dhe lojës spektakolare, Barcelona e Hansi Flickut po përballet me një shqetësim serioz: dobësinë në mbrojtje. Statistikat flasin qartë, ndërsa në sulm katalanasit janë një “makineri golash”, prapa vijës së fundit të fushës ekuilibri mungon.

Skuadra ka arritur një rekord historik: 49 ndeshje radhazi duke shënuar, duke thyer serinë e mëparshme prej 44 ndeshjesh që datonte që nga viti 1944. Një arritje që tregon fuqinë ofensive të Barcelonës, por që fsheh edhe anën tjetër të medaljes.

Pas 10 javësh në La Liga, Barça është skuadra me sulmin më të mirë të kampionatit me 25 gola të shënuar, por në të njëjtën kohë ka pësuar 12 gola, shifra më e lartë mes nëntë ekipeve të para në renditje, një tregues alarmant për fazën mbrojtëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

E njëjta prirje shihet edhe në Champions League: ndaj Olympiacosit, katalanasit vendosën rekordin e dytë më të mirë të tyre historik në Europë, me 23 ndeshje radhazi duke shënuar (nga nëntori 2023 deri në tetor 2025) ,  6 ndeshje nën drejtimin e Xavit, dhe 17 të tjera me Flickun në stol.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, rekordi absolut mbetet ai i epokës Guardiola, kur Barcelona shënoi në 29 ndeshje radhazi midis viteve 2009 dhe 2012, duke realizuar 77 gola, me 21 fitore, 6 barazime dhe vetëm 2 humbje.

Hansi Flick i ka rikthyer skuadrës intensitetin, vertikalitetin dhe spektaklin në lojë, por për ta bërë Barcelonën sërish një ekip fitues, duhet të gjejë stabilitetin mbrojtës që mungon prej muajsh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?