FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statusi prekës i këshilltarët të Metës pas fitores së Realit, ja kë kujton

Një status prekës, larg nga ironia e politikanëve ishte ai i këshilltarit të Ilir Metës, Emiljano Aleksi në përfundim të ndeshjes së mbrëmshme mes Juventus-it e Real Madrid-it.

Ai tregon arsyen përse ka bërë tifo mbrëmë për Realin dhe kujton kushëririn tij të parë Anastasin, i cili është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Fitoren e mbrëmshme Emiljano ia dedikon kushëririt të tij, një tifoz i madh i Realit, ndërsa tregon se i ka mbetur peng, që nuk mundi t;i plotësonte ëndrrën më të madhe që ai kishte sa qe gjallë: Të shihte një ndeshje reale të kësaj skuadre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kishe ëndërr të shikoje Realin, “Real” në fushën e lojës….. Koha na tradhëtoi të dyve…! As Ti..! As unë..! nuk e mbajtëm fjalën..!”,- shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

reali
STATUSI I PLOTË

Kjo është fitorja jote “Engjell i Qiellit”
Thonë se koha shëron çdo plagë.
… por ata që e thonë këtë nuk dinë asgjë!
Thonë se koha të bën të harrosh edhe atë që s’mund të harrohet.
… por edhe ata që e thonë këtë edhe ata nuk dinë asgjë!
E vetmja që arrin ta bën koha është të vendos pak pluhur mbi plagë dhe kështu me kohë nuk e sheh atë.
…Ti e di… unë nuk kam mbështetur asnjëherë Realin..
…Por sot isha për Ty!
…E ndiej që dhe aty ku ndodhesh,Je i gëzuar!
…Dhe unë i lumturuar..Sikurse dhe Ti!
..E kishe ëndërr të shikoje Realin, “Real” në fushën e lojës..
… Koha na tradhëtoi të dyve…! As Ti..! As unë..! nuk e mbajtëm fjalën..!
..Ndaj sot u gëzova për ty #Anastas
..Sepse kjo është fitorja jote “Engjell i Qiellit”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?