FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha bën gati largimin nga Lazio, Tare gjen zëvendësuesin e tij!

Thomas Strakosha po kalon një sezon të vështirë te Lazio, teksa tashmë nuk është më një titullar, pasi në vendin e tij, trajneri Inzaghi preferon Pepe Reinën. Ky i fundit ka marrë vendin e titullarit te Lazio këtë sezon, me trajnerin që e ka zgjedhur para Strakoshës. Në këtë situatë, “La Gazzetta dello Sport” raporton se portieri shqiptar do të largohet në fund të sezonit.

26-vjeçari nuk është aspak i lumtur me atë që po i ndodh, ku ndeshjet po i shikon nga stoli, ndonëse statistikat e tij janë më të mira se Reina në krahasim me këtë sezon dhe atë të kaluarin.

Për këtë arsye, Strakosha ka vendosur të largohet, ku nga sezoni tjetër pritet ta shikojmë në një skuadër tjetër, ku interesimet nuk mungojnë. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Strakoshës. Tare e ka gati emrin e parë në listë për portën, dhe bëhet fjalë për portierin e Beneventos, Lorenco Montipo, i cili pëlqehet shumë dhe do të tentohet ta afrojnë në verë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?