Strakosha: Presion ndaj Berishës? Kombëtarja nuk është klub

Thomas Strakosha mendon se paraqitja e tij e mirë sot nuk duhet të vërë nën trysni Etrit Berishën pasi nuk duhet interpretuar kështu paraqitja në Kombëtare ku objektivi është tjetër. Në “SuperSport” ai tregoi edhe bisedën me babain e tij, Foto Strakosha, i cili vazhdon e i bën kritika edhe në një ditë të tillë.

Për paraqitjen në ndeshje
“Faleminderit, duhet t’i them faleminderit edhe gjithë grupit e stafit, se kemi luajtur shumë mirë sot. Kam krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe me këtë fitore shkojmë më mirë në pushime të paktën”.

Nëse paraqitja e sotme ishte një sinjal për Berishën
“Jo, nuk ka të kesh kujdes me Kombëtaren. Kombëtarja është gjë tjetër. Kur je me klubin është diçka tjetër. Kombëtarja jemi 23-24 veta që kushdo luajë, jep maksimumin për të fituar Kombëtarja. Është diçka tjetër, nuk ka që të vendosim në presion njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne japim maksimumin në ndeshjet e ekipit, të jemi gati për Kombëtaren. Kur nuk luajmë, bëjmë tifozin nga jashtë dhe shpresojmë të fitojmë çdo ndeshje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush e uroi i pari
“Direkt familja. Mami dhe vëllai u shprehen më mirë, babi është më pak euforik, sheh probleme gjithmonë”./panoramasport/

(BalkanWeb)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?